Plejmejkeri i dikurshëm i Përfaqësueses së Kosovës, Jaren Sina, do të vazhdojë karrierën në Poloni.
Ai ka firmosur kontratë me ekipin elitar polak, Enea Astoria, kanë njoftuar të hënën mediumet e këtij shteti, transmeton Koha Ditore.
Skuadra e re e Sinës, këtë edicion ka gjashtë fitore e dhjetë humbje në Superligë.
Sina 25-vjeçar, së fundi ka luajtur në Austri, te skuadra Wels dhe ka pasur mesatare prej 11.1 pikëve në 34 paraqitje.