Simulimi i këtij viti në futboll vjen nga kategoria e dytë e Malajzisë, ku njëri prej futbollistëve ka tentuar të marrë penallti në minutat e fundit të ndeshjes.
Bëhet fjalë për lojtarin Afolabi, i cili ishte pjesë e ekipit Perak që po fitonte 2:1 nga Kelentani.
Gjatë një pauzë në fund të ndeshjes, Afolabi që kërcente për të argëtuar tifozët, papritmas u rrëzua në tokë kur iu afrua një kundërshtari dhe mbeti i shtrirë, duke u rrotullar në kërkim të penalltisë.
Simulimi i tij ishte qesharak pasi ai është rrotulluar tetë herë brenda zonës së kundërshtarit, si dhe ka mbajtur fytyrën dhe ka bërtitur kinse ka dhimbje.
Sigurisht, që askush nuk i kushtoi vëmendje dhe në fund Peraku e fitoi ndeshjen.
Artikuj të ngjashëm