Sport

Simona Halep kundër Sloane Stephens në finale të “French Open”

Numri një i botës së tenisit te femrat, Simona Halep, do të ketë shansin të fitojë një tjetër titull “Grand Slam”, pasi në gjysmëfinale të “French Open” e mposhti Garbine Muguruzan.

Rumunia 26-vjeçare fitoi 2:0 në sete, 6:1, 6:4, kundër spanjolles së vendit të tretë, transmeton KTV.

Tani ajo do të luajë kundër Sloan Stivëns në finalen e të shtunës, pasi kampionia e US Open e mundi Madison Keys 2:0 me rezultat identik, 6:4, 6:4.

Halep i ka humbur tri finalet e fundit të Grand Slemeve, përfshirë dy në Roland Garros në vitin 2014-të dhe 2017-të.