Më tepër se kurrë Diego Simeone do të testohet si trajner i Atletico Madridit.
Simeone do të nisë stinorin e ardhshëm duke u përballur me sfidën e vështirë për të mbajtur Atleticon konkurrente pas largimit të yllit më të madh, Antoine Griezman, dhe të lojtarëve të tjerë që kanë qenë kyç në sukseset e skuadrës në vitet e fundit, shkruan AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi do të jetë edhe pa kapitenin Diego Godin dhe mbrojtësin Lucas Hernandez, dhe me gjasë do të duhet të përballojë edhe mungesën e lojtarëve të tjerë si Juanfran Torres dhe Filipe Luis, që pritet të njoftojnë për largimet e tyre në javët në vijim, transmeton Koha Ditore.
Simeone papritmas do ta gjejë veten në një situatë për të bërë gati skuadrën pa lojtarët bazë, ndërsa puna e tij në verë do të jetë kyç për të mbajtur Atleticon në garë për tituj në futbollin evropian.
Lojtari më i vështirë për t'u zëvendësuar dhe kjo dukshëm, do të jetë Griezmanni. Sulmuesi francez vitin e kaluar fitoi Botërorin me Francën dhe përfundoi i treti në votimin për "Topin e Artë", që i ndahet futbollistit më të mirë në botë.
Simeone vazhdimisht ka folur për rëndësinë që ka Griezmanni për Atleticon, duke thënë se është lojtar që drejton sulmin e skuadrës. Ai është në mesin e lojtarëve të paktë që janë titullarë të padiskutueshëm te skuadra, ndërsa ka shënuar më tepër se 130 gola në pesë stinorë te klubi madrilen....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)