Sulmuesi Joao Felix i ka të numëruara ditët te skuadra e Atletico Madridit.
E një gjë të tillë e ka pranuar edhe trajneri i klubit spanjoll, Diego Simeone, të premten. Felix pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në Angli. Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Simeone dhe për këtë arsye është nxjerrë në shitje nga klubi.
“Derisa është këtu, do të mundohem ta nxjerri më të mirën nga Felixi për klubin. Do të shohim se çka do të ndodhë gjatë ditëve në vijim”, ka thënë shkurt Simeone. 23-vjeçari është pjesë e Atleticos prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Ai ka shënuar pesë gola deri më tani këtë edicion në të gjitha garat.