Trajneri argjentinas Diego Simeone po shihet si kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Bayern Muenchenit në verë, shkruan “Don Balon” të hënën, transmeton Koha.net.
Bayerni ende nuk është përcaktuar për trajnerin e ardhshëm dhe krerët e klubit bavarez janë të interesuar të nisin projektin e ri me Simeonen. Simeone është nën kontratë me Atletico Madridin.
Hans Flick aktualisht është në krye të Bayern Muenchenit, por kontrata e tij është e vlefshme deri në fund të stinorit.