Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simeone flet për situatën e Torresit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur pas ndeshjes me Deportivo La Corunan për situatën e fundit të sulmuesit Fernando Torres që pësoi goditje të rëndë duke mbetur pa vetëdije në fushë.

Torres u përplas me një futbollist të Deportivos duke alarmuar ekipin mjekësor që menjëherë e dërgoi në spital, ku më pas është mësuar se ka pasur tronditje në tru, por është jashtë rrezikut.

“Ai është i vetëdijshëm. Ka pësuar traumë. Jemi të shqetësuar për goditjen që mori.Nuk ishte lëvizje e mirë, por këto gjëra fatkeqësisht ndodhin në ndeshje. Shpresojmë për më të mirën për Fernando Torresin”, ka thënë pas ndeshjes ai.

Dy ekipet ndanë pikët pasi barazuan me rezultat 1 me 1.

Artikuj të ngjashëm