Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Deklarata e parë e Torresit pas lëndimit të mbrëmshëm

Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres mbrëmë pësoi një lëndim të rëndë, pas një dueli në ajër me një lojtar të Deportivo La Corunas.


Në barazimin prej 1 me 1 të Atletico Madridit ndaj La Corunas, ish-sulmuesi i Liverpoolit nuk arriti ta përfundojë takimin pas kishte humbur vetëdijen pas përplasjes në minutën e 85 me një lojtar kundërshtar, transmeton Koha.net.

Lojtarët reaguan menjëherë dhe gjithashtu edhe stafi mjekësor i dha ndihmën e shpejtë dhe e dërgoi në spital.

Torres, pas këndelljes, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është më mirë dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

"Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe për mesazhet inkurajuese. Ishte vetëm paksa frikësuese. Shpresoj të rikthehem shpejtë", ka shkruar Torres

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo