Diego Simeone mund të largohet nga Atletico Madridi.
Trajneri argjentinas ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2022, mirëpo bisedimet për vazhdimin e saj, janë ndalur, transmeton KTV.
Krerët e klubit spanjoll thuhet se mund ta ndërprerësin bashkëpunimin në fund të sezonit me Simeonen, pas rezultateve të dobëta këtë sezon.
Në vend të Simeones, klubi nga Spanja synon ta sjellë trajnerin Maurico Pochettino, i cili është i papunë që nga muaji nëntor i viti të kaluar kur u largua nga Tottenhami.
Atletico është pa fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe është eliminuar edhe nga Kupa e Mbretit nga Culturas Leonesa.
Artikuj të ngjashëm