Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja monitoron Simeonen

Marucio Pochettino mund të largohet në fund të edicionit nga Paris Saint-Germaini.

Eliminimi nga Championsi ka bërë që drejtuesit e klubit të kërkojnë trajner të ri. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se parisienët kanë shprehur interesim për Diego Simeonen, që është në krye të Atletico Madridit.

Trajneri argjentinas është përfolur se mund të largohet nga madrilenët në fund të sezonit.

Klubi francez do të tentojë ta bindë Simeonen të marrë drejtimin e PSG-së. 51-vjeçari ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2024.