Bayern Munichu ka identifikuar Diego Simeonen e Atletico Madridit dhe Jurgen Kloppin e Liverpoolit si synime për postin e trajnerit të ekipit.
Kampioni gjerman javën e kaluar shkarkoi Carlo Ancelottin pas sezonit të dobët dhe sipas Marcas, Bayerni synim kryesor ka Simeonen dhe në rast dështimi për punësimin e tij, atëherë gjermanët do të kthejnë vëmendjen kah Kloppi.
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit është në vitin e tij të dytë te Liverpooli dhe është në presion shkaku i formës së dobët.
Willy Sagnol do të jetë trajner i përkohshëm i Bayernit.
Artikuj të ngjashëm