Qendërmbrojtësi Thiago Silva ka gjasa të mëdha që në fund të këtij sezoni të kthehet në futbollin brazilian për ta mbyllur karrierën.
Madje, thuhet se Silva tashmë është kontaktuar nga drejtuesit e skuadrës Fluminense, të cilët po synojnë ta transferojnë verën tjetër si lojtar të lirë pasi i skadon kontrata me Chelsean.
37-vjeçari ka luajtur për Fluminensen dhe është i gatshëm për t’u rikthyer në klub.
Këtë edicion, ai ka nëntë paraqitje për Chelsean në të gjitha garat kurse karrierë në Evropë, ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini, Milani, Dynamo Moska e Porto.
Gjithashtu, Silva ka edhe 101 paraqitje me Përfaqësuesen e Brazilit.