Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Silva e fton Neymarin te Chelsea

Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva i ka bërë thirrje Neymarit që ta konsiderojë kalimin te “Blutë e Londrës”, nëse ai largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë.

Kështu ka shkruar “Sky Sports” të mërkurën në mëngjes.

PSG-ja sipas mediumit britanik, e ka njoftuar sulmuesin brazilian se nuk bën pjesë në planët e kampionit të Francës, dhe Silva e ka pranuar menjëherë se e dëshiron kalimin te ekipi i Londrës perëndimore.

“Ai duhet të shkojë te Chelsea. Nëse një gjë e tillë ndodh, do të ishte gjëja më e mirë. Ai nuk ka nevojë për komente”, ka thënë Silva për mediumin brazilian “JG”.