Sport

Sigal Prishtina fiton ndaj Balkanit, por gjithçka vendoset në Botevgrad

kb prishtina, basketi, sporti, loja,

Sigal Prishtina ka fituar të enjten kundër Balkanit të Bullgarisë në Ligën Ballkanike me rezultatin 85:83.

Skuadra kryeqytetase e ka fituar duelin e parë me dy pikë avantazh, por gjithçka do të vendoset në Botevgrad.

Balkanit i duhet fitorja me tri pikë e më shumë për t’u kualifikuar në “Final 4”, ndërsa Sigal Prishtinës i duhet fitorja ose disfata me një pikë. Në rast se Prishtina humb me dy pikë epërsi, ndeshja do të shkojë në kohën shtesë.

Prishtina të enjten mbrëma udhëhoqi që nga fillimi, në disa periudha të lojës edhe me epërsi dyshifrore madje, por Balkani arriti që ta ngushtojë diferencën.

Në minutat final, “bardhekaltrit” megjithatë nuk e lëshuan fitoren nga dora, pavarësisht se fituan me vetëm dy pikë epërsi.

Ndeshja kthyese do të luhet më 20 prill në Botevgrad.

Ëendell Mitchell pati paraqitjen më të mirë te nikoqirja me 19 pikë të shënuara e pesë asistime.

Da’Quan Cook kontribuoi në fitore me 15 pikë e 7 kërcime, kurse Jetmir Zeqiri e mbylli takimin me 14 pikë.

Te vizitorët, më i miri ishte Dimitar Dimitrov me 20 pikë.