Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sifan Hassan thyen rekordin botëror në 10 mijë metra vrapim për më shumë se 10 sekonda

Atletja që përfaqëson Holandën, Sifan Hassan ka arritur sukses të jashtëzakonshëm të dielën. Ajo ka thyer rekordin në vrapim 10 mijë metra për më shumë se 10 sekonda. Hassan, që është nga Etiopia, ka arritur në cak për 29 minuta e 6.82 sekonda.

Sifan Hassan e ka vendosur rekordin në garën e Turit Kontinental të mbajtur të dielën në Hengelo të Holandës.

Atletja e Etiopisë, Almaz Ayana e mbante rekordin me kohë prej 29:17.45 minuta, të cilin e kishte vendosur në Lojërat Olimpike të Rios. Pos Hassan të dielën vrapoi për mbi 10 sekonda më shpejt.

Hassan, që është kampione në fuqi e botës, ka dëshmuar formë të lartë në prag të Lojërave Olimpike në Tokio. Ajo u shkëput herët nga grupi dhe vrapoi e vetme deri në cak, ku hyri duke mbajtur duart lartë në shenjë triumfi.

“Uau, të arrijë këtë rekord botëror këtu sot në Hengelo është diçka që kam munduar vetëm ta ëndërroj”, ka thënë Hassan pas garës.

“Është një konfirmim i përkryer i punës së madhe që kemi bërë për të qenë gati për Tokio. Jam shumë e lumtur të ndaj këtë rekord me tifozët e mi holandezë”, ka shtuar 28-vjeçarja, që mban edhe disa rekorde tjera të vrapimit.

Edhe Sifan Hassan fiton garën e vështirë në 10 mijë metra vrapim Tokio 2020 Sifan Hassan fiton garën e vështirë në 10 mijë metra vrapim

Sifan Hassan është e vetmja (duke përfshirë edhe atletët), që në një Botëror apo Lojëra Olimpike ka fituar të artën në 1500 metra vrapim dhe në 10 mijë metra vrapim. Këtë e kishte arritur në Botërorin 2019.

Lista e sukseseve të saj është goxha e gjatë.