Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Si 16-vjeçar, Fernandezi luti Messin të mos pensionohet

Emocionuese ajo që Enzo Fernandez shkroi në “Facebook” në vitin 2016 për të bindur Lionel Messin të mos tërhiqej nga Argjentina.

“Bëj çfarë të duash, Lionel, por të lutem konsideroni pensionimin nga përfaqësuesja. Qëndroni dhe argëtohuni”, shkruante Fernandez atëbotë 16-vjeçar.

“Të shoh ty duke luajtur është krenaria më e madhe në botë. Luaj për argëtim, sepse nuk mund ta imagjinosh se sa shumë argëtohemi kur ju po argëtoheni”.

Fernandez 21-vjeçar ka shkëlqyer deri tash në këtë Botëror përkrah idhullit të tij të madh.

Argjentina u kualifikua në finale të Botërorit.