Josip Iliçiq do të largohet nga Atalanta gjatë kësaj vere.
Sulmuesi i krahut është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën nga Bergamo por nuk ka pranuar vazhdimin e saj.
Drejtuesit e klubit italian për ta liruar sulmuesin slloven po kërkojnë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim.
Interesim për 33-vjeçarin kanë shprehur skuadra si Milani, Roma, Napoli, Lazio dhe Fiorentina.
Iliçiq në 38 ndeshje sezonin e shkuar për Atalantan ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar 11 asistime.
Ai është pjesë e klubit italian që nga viti 2017 kur u transferua nga Fiorentina.