Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shumë gola të shqiptarëve në ndeshjet për Kupë të Zvicrës

Kemal Ademi dhe Samir Ramizi ia kanë siguruar fitoren skuadrës së Xamaxit në udhëtim, në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Zvicrës, kundër Aaraut.

Ndeshja e zhvilluar të dielën përfundoi me rezultatin 2:1 në të mirë të Xamaxit. Ademi e shënoi golin e epërsisë në minutën e dhjetë, kurse u zëvendësua në fund të takimit, derisa Ramizi ishte i pazëvendësueshëm dhe shënoi në minutën e 43-të, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë Shpend Matoshi shënoi autogol në humbjen e ekipit të tij, Muri në shtëpi nga St. Galleni me rezultatin e thellë 7:0.

Benjamin Kololli ishte i pazëvendësueshëm te Zuerichu dhe kontribuoi me gol në fitoren 4:2 në udhëtim ndaj Breiterainit. Ai golin e shënoi në minutën e 23-të. Adrian Nikçi (97') ka shënuar gol në humbjen 3:2 të Schaffhausenit nga Young Boysi pas vazhdimeve.

Nikçi në këtë ndeshje u inkuadrua prej minutës së 81-të. Argjent Gashi i ka siguruar fitoren Red Star Zuerichut me golin e vetëm të shënuar në minutën e 16-të ndaj Chamit. Albian Ajeti ka kontribuar me dy gola në fitoren 7:2 të Baselit ndaj Echallensit. Ai luajti gjatë tërë ndeshjes, kurse golat i realizoi në minutat 52 e 53... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)