Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi i realizon dy gola në barazimin e Baselit

Sulmuesi shqiptar Kemal Ademi i ka shënuar dy gola për Baselin sot në barazimin 4:4 në shtëpi ndaj Luganos.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 34-të të Superligës së Zvicrës në futboll. Ademi realizoi golin e parë për Baselin në minutën e 7-të dhe të tretin në minutën e 67-të. Ai asistoi edhe golin e dytë. Ademi luajti 74 minuta. Për Baselin luajti tërë ndeshjen dhe u ndëshkua me të verdhë Taulant Xhaka. Ndërkohë titullar ishte Elis Isufi dhe luajti 46 minuta. Po ashtu nga minuta e 82-të iu aktivizua Tician Tushi.

Baseli dy xhiro pa përfunduar stinori zë vendin e tretë me 60 pikë, dhjetë më pak se lideri Young Boys. St. Galleni është në vend të dytë me 65 pikë.

Nga një asistim në Sxuperligë të Zvicrës kanë arritur të dielën edhe Kastriot Imeri e Samir Ramizi. Imeri realizoi një gol për Servetten në fitoren 4:1 ndaj Xamaxit të Ramizit. Ramizi asistoi golin e vetëm të Xamaxit.

Artikuj të ngjashëm