Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shumë emra për ta zëvendësuar Wengerin

Patrick Vieira, Thomas Tuchel e Brandan Rodgers, janë emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Arsene Wengerin, në fund të sezonit.

Ish-futbollisti i Arsenalit, Vieria, është një ndër emrat më të përfolur për të marrë ‘timonin’ e londinezëve.

41-vjeçari që aktualisht drejton New York Cityn në SHBA, si futbollist i Arsenalit, ka arritur të fitojë Premierligën dhe tri FA Cup, për nëntë vite me londinezët, transmeton KTV.

Emri i dytë për të drejtuar Arsenalin, është trajneri gjerman Thomas Tuchel, që është pa ekip, pas largimit nga Dortmundi.

44-vjeçari është përfolur se mund të marr drejtimin edhe të Paris Saint Germain, në fund të sezonit. Befasia më e madhe është Brandan Rodgers.

Sipas “Daily Mail”, drejtuesit e klubit të Arsenalit, kanë në opsion edhe ish-trajnerin e Liverpoolit, që tani udhëheq Celticun.

Përveç këtyre emrave në listë janë edhe Allegri, Ancelotti dhe Joachim Low.

Artikuj të ngjashëm