Ralf Rangnick është në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Arsene Wengerin si menaxher i Arsenalit, raporton Sky Sports.
Drejtori sportiv i RB Leipzigut është lavdëruar nga Jurgen Kloppi i Liverpoolit dhe Thomas Tucheli, ish-trajner i Borussia Dortmundit, për taktikën dhe stilin e menaxherit.
Kandidatë tjerë për postin e menaxherit janë edhe Luis Enrique, së bashku me ish-kapitenët e klubit londinez, Patrick Vieira dhe Mikel Arteta, por Sky Sports raporton se Rangnick është në listën e ngushtë dhe shihet si njeriu i duhur për ta rikthyer Arsenalin në mesin e klubeve më të mira në Evropë.