Borxhet e mëdha të edicionit të shkuar, e së fundi edhe gjobat nga FIBA, kanë mbështetur për muri një prej skuadrave më të mira në vend, Pejën, shkruan sot Koha Ditore.
Tri rastet e humbura në Tribunalin e Arbitrazhit të Basketbollit (BAT) pranë FIBA-s e ngarkojnë klubin Peja me mbi 100 mijë euro, por me kaq nuk përfundojnë borxhet e saj. Skuadra u ka borxh edhe lojtarëve të tjerë të huaj e vendorë, si dhe stafit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkaku i rasteve të humbura në BAT, Pejës i janë ndaluar edhe transferimet, por kjo është pak e rëndësishme tash, pasi skuadra nuk ka mjete për të transferuar askënd.
Zyrtari i Pejës, ndër të vetmit të mbetur, Valdet Spahija, thotë se askush nuk ia ka zgjatur dorën Pejës nga donatorët. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.