Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pejës i ndalohen transferimet, duhet të paguajë mbi 100 mijë euro borxhe

Për klubin e basketbollit Peja, situata po rëndohet dita-ditës. Borxhi i stinorit të shkuar po e çon drejt shuarjes këtë skuadër, ndër më të mirat në vend, shkruan sot Koha Ditore.

Së fundi, Pejës i janë ndaluar nga FIBA transferimet e lojtarëve, si vendorë ashtu edhe të huaj deri në shlyerje të borxheve ndaj atyre që kanë shtruar ankesë në Tribunalin e Arbitrazhit të Basketbollit (BAT). Bëhet fjalë për tri ankesa dhe vlera e borxhit shkon mbi 100 mijë euro. E nëse edhe lojtarët e tjerë shtrojnë ankesa në BAT, atëherë borxhi i Pejës do të rritet edhe më shumë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Peja u ka mbetur borxh të gjithë lojtarëve sezonin e shkuar, përfshirë edhe trajnerit e pjesës tjetër të stafit.

BAT-i ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës për ndalesën ndaj Pejës dhe për tri ankesat që janë shtruar ndaj saj. Kjo është bërë e ditur për gazetën nga burime brenda FBK-së, të martën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.