Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Komuna e federata “heqin dorë” nga Peja që rrezikon të shuhet për pak ditë

Komuna e Pejës dhe Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë çuar duart nga klubi i basketbollit Peja.

Klubi i dytë më i suksesshëm në Kosovë është pranë shuarjes, meqë nuk ka mundësi të shlyejë borxhin që ka ndaj ish-lojtarëve dhe FIBA-s, e që sillet rreth 170 mijë eurove.

Peja ka afat vetëm edhe tri ditë për ta shlyer këtë borxh dhe të vazhdojë të marrë pjesë në garat zyrtare të FIBA-s dhe FBK-së. Por gjasat thuajse nuk ekzistojnë.

FBK-ja është kushtëzuar nga FIBA të mos licencojë asnjë skuadër që ka borxhe ndaj kësaj të fundit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)