Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhet ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit

Dueli i xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll mes Llapit dhe Ballkanit, i paraparë të zhvillohet të mërkurën në Podujevë, është shtyrë për një datë tjetër. Kështu, ka njoftuar Llapi në “Facebook” të martën.

Kjo ndeshje është shty pasi skuadra e Ballkanit të enjten e luan ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, në udhëtim te Slavia e Pragës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu që, Llapi në xhiron e shtatë të elitës së futbollit kosovar do të pushojë, përpara se të kthehet në aksion të shtunën me duelin në udhëtim ndaj Gjilanit.