Është shtyrë edhe një ndeshje tjetër e Ligës Unike në basketboll. Pas ndeshjes Golden Eagle Ylli – Tirana Neptun, është shtyrë edhe ndeshja Trepça – Teuta. Kjo ndeshje planifikohej të zhvillohej të enjten prej orës 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Klubi mitrovicas ishte plotësisht gati për organizimin e ndeshjes, të cilën madje e ka planifikuar si festë basketbolli, marrë për bazë që debuton në Ligën Unike. Por ndërkohë ndeshja është shtyrë, me arsyetimin se Teuta dhe klubet tjera të Shqipërisë nuk janë ende të gatshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtyrjen e ndeshjes Trepça – Teuta e ka konfirmuar Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e FBK-së dhe anëtare e bordit të Ligës Unike.
Ajo ka theksuar se ndeshjet në Shqipëri, Apolonia – Ponte Prizreni dhe Kamza – Peja, do të zhvillohen këtë mesjavë.