Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhen pesë ndeshje në Serie A, përfshirë derbin Juventus - Inter

Foto: Reuters

Pesë ndeshje të parapara për këtë fundjavë, në kuadër të Serisë A, janë shtyrë për më vonë, shkaku i shpërthimit të koronavirusit.

Juventus-Inter, Udinese-Fiorentina, Milan-Genoa, Parma-Spal dhe Sassuolo-Brescia, do të luhen më 13 maj.

Këto ndeshje ishte paraparë të zhvilloheshin me dyer të mbyllura në fundjavë, por pas krizës që ka pushtuar Italinë autoritetet kanë vendosur të shtyjnë ndeshjet për më vonë.

Klubet ishin shprehur që nuk donin të humbnin të hyrat që mund të siguronin nga ndeshjet, përfshirë pesë milionë eurot që Juventusi do t’i fitonte nga derbi i paraparë për të dielën me Interin.