Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhen dy ndeshje në La Liga

Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur t’i shtyjë dy takimet Sevilla – Barcelona dhe Villareal – Alaves të vlefshme për javën e katërt të La Ligas.

Arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë me grumbullimin e shumë lojtarëve të kampionatit spanjoll me përfaqësueset për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror.

Kërkesa për shtyrjen e dy ndeshjeve në fjalë për një datë të pacaktuar, u refuzua fillimisht nga Federata Spanjolle, por pas apelit të La Ligas në Këshillin e Lartë të Sporteve, që dha urdhër që duelet të luhen në një datë tjetër dhe jo këtë vikend.

Artikuj të ngjashëm