Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtretërit në “Tokio 2020” do të jenë nga materialet e riciklueshme

Shtretërit e atletëve në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të jenë të përbërë nga materiale të riciklueshme.

Sipas BBC-së, kornizat e shtretërve të sportistëve do të jenë të përbërë nga kartoni i riciklueshëm. Dyshekët do të jenë të përbërë nga materiale polietilen që do të ripërdoren për produkte plastike pas ngjarjeve sportive.

Në Lojëra Olimpike do të jenë 18 mijë shtretër, ndërsa tetë mijë tjerë do të jenë për Lojërat Paralimpike.

Medaljet e këtyre Lojërave Olimpike do të prodhohen nga pajisjet ricikluese.

Shtretërit do të jenë 2.10 metra të gjatë dhe prodhuesit kanë thënë se do të mund të mbajnë peshën deri në 200 kilogramë, që është më shumë se dyfishi i peshës së çdo atleti që garoi në Lojërat Olimpike të 2016-s në Rio.

Edhe Risitë madhështore që do të ndodhin në Tokio 2020 Kuriozitet Risitë madhështore që do të ndodhin në Tokio 2020

Si pjesë e planeve për kujdes ndaj ambientit, bateritë e Lojërave Olimpike do të përbëhen nga mbetjet e aluminit dhe podiumet do të përbëhen nga mbeturinat e ricikluara si dhe energjia elektrike do të jetë nga burimet e ripërtërishme.

Këto lojëra olimpike zhvillohen nga 24 korriku e deri më 9 gusht 2020.