Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtohet numri i të infektuarve me koronavirus te Fiorentina

Pas Dushan Vllahoviqit, tani edhe tre persona të tjerë te Fiorentina kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Fiorentina përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se pozitivë kanë rezultuar futbollistët Patrick Cutrone dhe German Pezzella, si dhe fizioterapeuti Stefano Dainelli, transmeton Koha.net.

“AFC Fiorentina konfirmon se futbollistët futbollistët Patrick Cutrone dhe German Pezzella dhe fizioterapeuti Stefano Dainelli gjithashtu u janë nënshtruar testeve, pasi kishin shfaqur disa simptoma. Që të tre kanë rezultuar pozitiv dhe janë në gjendje stabile shëndetësore në shtëpitë e tyre në Firencë”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Kujtojmë se Italia është shteti më i goditur në Evropë nga koronavirusi, derisa i dyti, pas Kinës, në botë.