Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtohen telashet për Suedinë para ndeshjes me Kosovën

Pas lëndimeve të Filip Helanderit dhe Alexander Isakut, Përfaqësuesja e Suedisë mund të jetë edhe pa Jordan Larssonin për ndeshjen me Kosovën që luhet muajin tjetër në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2021”.

Larsson është lënduar në stërvitje te Spartaku i Moskës dhe pritet të mos jetë në dispozicion të përzgjedhësit Janne Andersson, i cili gjatë kësaj jave do ta bëjë publike listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit tjetër.

Suedia më 9 tetor e pret në shtëpi Kosovën në kuadër të Grupit B kualifikues, ndërsa tri ditë më vonë, do të përballet edhe me Përfaqësuesen e Greqisë. Suedia është e dyta në grup me nëntë pikë, katër më pak se Spanja që është lidere. Ndërkohë, Kosova është e katërta me po aq pik ëtë mbledhura pas pesë ndeshjeve të luajtura.

Artikuj të ngjashëm