Sulmuesi i Përfaqësueses së Suedisë, Alexander Isak, ka thënë se është gati për të luajtur prej minutës së parë në ndeshjen kundër Kosovës.
Suedia e pret Kosovën të shtunën në stadiumin “Friends Arena” në Solna për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Madje, Isak ka thënë se Suedia në këtë duel futet për fitore pas humbjes befasuese muajin e shkuar në udhëtim ndaj Greqisë (2:1).
“Kam stërvitur rregullisht me ekipin dhe jam mirë. U lëndova javë më parë por u rikuperova shpejt dhe jam i gatshëm për të luajtur kundër Kosovës. Nuk e kam problem të luajë nga minuta e parë nëse ma kërkon trajneri”, ka thënë Isak, i cili është pjesë e Real Sociedadit.
“Nuk ishim aspak të lumtur. Në fakt, nuk luajtëm mirë muajin e shkuar, këtë muaj duhet të kemi paraqitje më të mira duke startuar nga ndeshja me Kosovën, të cilën duam ta fitojmë”.
Suedia është e dyta në Grupin B kualifikues me nëntë pikë, katër më pak se Spanja që ka edhe dy ndeshje më shumë të luajtura. Ndërkohë, Kosova është e katërta me po aq pikë pas pesë ndeshjeve të luajtura në këto eliminatore.