Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtatori angazhon Kosovën U17 dhe U16 në miqësore

Muaji i ardhshëm do të jetë i stërngarkuar me ndeshjet miqësore të Përfaqësueseve të reja të Kosovës në futboll.

Artan Govori, që është edhe drejtor për marrëdhënie me jashtë dhe i ekipeve kombëtare, bën të ditur se gjatë muajit shtator, krahas ndeshjeve kualifikuese të Përfaqësueses A dhe U21, do të zhvillohen edhe ndeshje miqësore të Përfaqësueseve të reja të Kosovës, transmeton Koha.net.

Kosova U17, më 9 dhe 11 shtator, do të luajë në “Loro Boriqi” të Shkodrës kundër Kombëtares së Shqipërisë.

Nga ana tjetër, U16-shat e Kosovës do të udhëtojnë ne Luksemburg, ku më 4 dhe 6 shtator do t’i zhvillojë dy miqësore kundër këtij shteti me këto grupmosha.

Edhe Përfaqësuesja A te femrat do të jetë e angazhuar, pasi më 30 gusht dhe 2 shtator do të zhvillojë ndeshje me Maqedoninë, dhe të gjitha këto sipas njoftimit të FFK-së, po bëhen në kuadër të plan-programeve zhvillimore të Përfaqësueseve.