Shtatë lojtarë të Manchester Cityt kanë zënë vend në ekipin më të mirë të edicionit 2022/2023 në Ligën e Kampionëve.
Përzgjedhjen e ka bërë paneli i ekspertëve të UEFA-s. Lojtarë të Interit dhe Real Madridit po ashtu kanë bërë vend në ekipin më të mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortieri më i mirë është zgjedhur Thibaut Courtois i Real Madridit. Në mbrojtje në ekipin më të mirë janë Kyle Walker e Ruben Dias të Manchester Cityt si dhe Alessandro Bastoni e Federico Dimarco të Interit. Mesfusha përbëhet plotësisht nga lojtarë të Cityt: John Stone,Kevin De Bruyne dhe Rodri.
Në sulm krahas Erling Haalandit dhe Bernardo Silvas të Cityt është përzgjedhur edhe Vinicius Junior i Real Madridit.