Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqiptari Kaçi fiton për herë të dytë Botërorin në biliardo

Shqiptari Eklent Kaçi ka fituar për herë të dytë titullin e botës në biliardo, në disiplinonën “10-Ball”.

Kaçi në finale të shtunën mposhti me 10:7 spanjollin Francisco Ruiz Sanchez, duke ngadhënjyer kështu në Botërorin e mbajtur në Las Vegas.

Për të është hera e dytë që e fiton Botërorin e organizuar nga Predator. 

Si fitues i Botërorit ai ka marrë 60 mijë dollarë.