Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia kampione e botës në volejboll, Bullgaria nënkampione

Italia

Italia është kampione e botës në volejboll.

Volejbollistët italianë të dielën në finale fituan 3:1 në sete ndaj Bullgarisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendi i dytë në botë është po ashtu sukses shumë i madh për bullgarët.

Seti i parë përfundoi 25:21 për Italinë. Italianët më bindës ishin në setin e dytë, që përfundoi 25:17. Bullgarët reaguan në setin e tretë, të cilin e fituan 25:17.

Por italianët ishin dominantë në setin e katërt, 25:10, për titullin e pestë të botës në histori dhe të dytin rresht.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Polonia fitoi 3:1 në sete ndaj Çekisë.

Botërori është mbajtur në Filipine prej 12 shtatorit.