Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në Prishtinë po mbahet turne ballkanik në biliardo

Në Prishtinë po mbahet turneu i dytë me radhë nga i Federatës Ballkanike të Biliardos (BBA), në të cilën po marrin pjesë garues nga pesë shtete.

Garuesit nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia e Shqipëria po matin forcat në garën që po mbahet në “Shooters Biliards” në Prishtinë.

Vendi i parë dhe vendi i dytë sigurojnë biletat për në Euro Tour të Federatës Evropiane të Biliardos.