Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqiptarët e Zvicrës të emocionuar aterrojnë në Kosovë

Yjet shqiptare të përfaqësueses së Zvicrës janë shprehur të emocionuar pas arritjes në Kosovë për ndeshjen e së shtunës në kualifikimet për “Euro 2024”.

Dueli mes Kosovës dhe Zvicrës, zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje nis në orën 20:45 dhe i takon Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.

Granit Xhaka pas arritjes në Prishtinë ka thënë se po ndihet si në shtëpi, ndërsa i pyetur se çka pret nga ndeshja e nesërme, ai ka thënë: “Emocione, sa të duash”.

Ndërsa, Xherdan Shaqiri u shpreh se po ndihet shumë, shumë mirë pas arritjes në vendlindje, ndërsa shtoi se mezi pret të luajë.

“Do të jetë ndeshje e mirë. Faleminderit për mbështetjen. Jam i kënaqur që jam këtu”, ka thënë Shaqiri.

Edhe Xhaka me Zvicrën arrijnë në Prishtinë Futboll Xhaka me Zvicrën arrijnë në Prishtinë

Edhe shqiptari tjetër, Ardon Jashari, ka thënë se me gjithë qejf po e pret ndeshjen me Kosovën.