Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqiptarët e Malit të Zi humbin ndeshjen me Finlandën

Sulmuesi Fatos Beqiraj ishte kapiten i Malit të Zi që të martën pasdite e luajti ndeshjen e dytë në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve.

Beqiraj ishte në krye të sulmit në pjesën e parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua nga Driton Camaj.

Mali i Zi humbi 2:0 në Helsinki nga Finlanda. Joel Pohjanpalo realizoi të dy golat për Finlandën.

Te Mali i Zi prej minutës së 67-të luajti edhe Sead Hakshabanoviq, futbollisti me prejardhje shqiptare.

Tri ditë më parë Mali i Zi e kishte fituar ndeshjen e parë në Grupin 3 të Ligës B. Kishte fituar 2:0 ndaj Rumanisë. Më 11 qershor, Mali i Zi e pret Bosnjë-Hercegovinën.