Futbollistët e Shqipërisë U21 kanë shënuar fitore në miqësoren e luajtur në Elbasan kundër Bullgarisë U21.
Shpresat e Shqipërisë shënuan fitore me rezultatin 3:1 të martën.
Për ekipin e drejtuar nga Alban Bushi golat i shënuan Stiven Shpendi (9’), Arda Kurtulan (13’) dhe Medon Berisha (49’).