Shqipëria sot luan ndeshja e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”, teksa në “Air Albania” pret Përfaqësuesen e Anglisë.
Për këtë ndeshje, selektori Edy Reja nuk mund të llogarit në shërbimet e mbrojtësit Marash Kumbullas, ndërsa Odise Roshi mbetet në dyshim.
Tekniku italian ka nënvizuar në konferencën për shtyp se të përzgjedhurit e tij duhet të jenë të kujdesshëm në aspektin psikologjik.
“Sigurisht Anglia është një nga rivalet më të forta në Evropë. Ka një grup lojtarësh të rinj, shumë cilësorë. Ata, përveç botërorit, po përgatiten edhe për Evropianin e ardhshëm. Shoh që po punojnë shumë mirë, kanë një grup me cilësi të mira. Kane është lojtari më i fort aktualisht, ndërsa lojtarët si Foden dhe Mount, janë lojtarë të rinj të cilët kanë kohë për të treguar vlerat e tyre me Kombëtaren”, ka deklaruar Reja.
Ndërkohë Gareth Southgate do të jetë pa Marcus Rashfordin dhe Bukayo Sakan, të cilët u rikthyen në ekipet e tyre përkatëse për shkak të lëndimeve.
Edhe
Kane udhëheq sulmin e Anglisë
Tekniku anglez në konferencën për shtyp u shpreh: “E njohim skuadrën e Shqipërisë, ata kanë disa lojtarë kualitativë dhe të rrezikshëm.Ne jemi përgatitur për këtë takim dhe pres që lojtarët e mi të bëjnë një paraqitje të mirë. Ne kemi një mundësi të mirë të shkëputemi që tani në grup dhe shpresoj ta shfrytëzojmë këtë”.
Dy Përfaqësueset gjenden në grupin I dhe që të dyja kanë marrë nga një fitore në ndeshjet e para kualifikuese. Kuqezinjtë kanë mundur 1:0 Andorrën, kurse Anglia e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:0 San Marinon.