Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria regjistron fitoren e parë në FIBA Challenger

Shqipëria ka shënuar fitoren e parë në FIBA European Challenger për grupmoshat U-16 që po mbahet në Prishtinë.

Shqipëria sot mposhti Moldavinë me rezultatin 67:55.

Kjo ishte fitorja e parë për Shqipërinë pas dy humbjeve, ndërsa humbja e tretë radhazi për moldavët.

Nga ora 17:00 do të përballen Kosova dhe Gjibraltari, ndërsa në ora 20:00 zhvillohet ndeshja Malta-Luksemburgu.