Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll ka shënuar fitoren e katërt rresht në turneun “FIBA European Challenger”, duke e mundur Shqipërinë 103:46.
Dardanët udhëhoqën që nga fillimi duke u shkëputur vazhdimisht e më shumë në rezultat. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 49:27.
Te Kosova u dalluan Norik Binqe me 22 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, Rron Dahsyla me 15 pikë e 11 kërcime dhe Dren Kastrati me 19 pikë.
Turneut i prinë Kosova me maksimum pikësh. Luksemburgu, që më vonë do të takohet me Gjibraltarin, e ndjek pas me tri fitore në po aq ndeshje. Moldavia, Shqipëria dhe Malta kanë nga vetëm një fitore e nga tri humbje. Gjibraltari në fund ka një fitore e dy humbje.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova U16 e mbyll fazën e grupeve me pesë humbje
-
Kosova U16 mposht Moldavinë por nuk kualifikohet në gjysmëfinale të Evropianit C
-
Basketbollistët e rinj e fitojnë Divizionin C, kalojnë në Divizionin B
-
Kosova fituese e turneut “UEFA Development U16” në Tiranë
-
Kosova U18 fiton ndaj Shqipërisë, renditet e parafundit në Evropianin B