Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria në Ishujt Faroe pa dy lojtarë

Kombëtarja e Shqipërisë ka udhëtuar të dielën për në Ishujt Faroe. Me të arritur në vendin e largët, ka zhvilluar seancë stërvitore, ka njoftuar FSHF-ja. “Kuqezinjtë” të shtunën mbrëma shkëlqyen dhe fituan 2:0 në Tiranë ndaj Moldavisë.

Jasir Asani dhe Nedim Bajrami realizuan gola të bukur. Ndeshja e ardhshme kualifikuese për Euro 2024, Ishujt Faroe – Shqipëri, është të martën prej orës 20:45. Zhvillohet në Torshavn. “Simon Simon dhe Adrian Bajrami nuk kanë udhëtuar me skuadrën.

Portieri Simoni i është bashkuar Shqipërisë U21 për miqësoren me Bullgarinë”, ka njoftuar FSHF-ja.