Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria ndihet e fortë përballë të fortëve

Kombëtarja e Shqipërisë ndodhet para dy ndeshjeve më të vështira në këto eliminatore, por nuk është dorëzuar. Mbrojtësi Frederik Veseli thotë se Shqipëria nuk ka çfarë të humbë në përballje me gjigantet si Spanja e Italia.

Më 6 tetor, Shqipëria luan në stadiumin "Jose Rico Perez" të Alicantes ndaj Spanjës, kurse tri ditë më vonë në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës e pret Përfaqësuesen e Italisë, transmeton Koha Ditore.

Këto ndeshje, të fundit për ciklin eliminator të Botërorit 2018, zhvillohen në kuadër të Grupit I, ku prinë Spanja me 22 pikë e përcjellë nga Italia (19) e Shqipëria (13) pas tetë xhirove të zhvilluara.

Si me Spanjën ashtu edhe me Italinë, Kombëtarja e Shqipërisë dy ndeshjet e para i ka humbur me rezultatin identik - 2:0.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm