Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria ndahet baras në miqësoren me Jordaninë

Shqipëria nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj Jordanisë në miqësoren e zhvilluar sonte në “Elbasan Arena”.

Edhe pse Shqipëria pati posedim të plotë të topit, mbi 70 për qind, por nuk arriti që të gjejë portën kundërshtare, duke shpërdoruar shumë raste të mira shënimi.

Drejtësinë e ndau arbitri nga Kosova Genc Nuza dhe dy ndihmësit e tij nga Kosova po ashtu, transmeton KP.

Loja e sotme e Shqipërisë ishte testuese para lojës që zhvillon në fundjavë ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.

Shqipëria në dy ndeshjet e para të zhvilluara në Ligën e Kombeve ka marrë një fitore dhe një humbje dhe ndeshja ndaj Izraelit është vendimtare për pozicionimin e Shqipërisë si lidere e grupit