Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll është dënuar me një ndeshje pa shikues dhe ka marrë një gjobë prej 150 mijë frangash nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s për shkak të ngjarjeve që ndodhën në duelin ndaj Polonisë.
Këtë e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) të enjten mbrëma. Ky dënim ka ardhur pas incidentit në duelin që Shqipëria e luajti në shtëpi kundër Polonisë në stadiumin “Air Albania” në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy takim i ndërpre për më shumë se 15-të minuta pasi tifozët shqiptarë gjuajtën me shishe plastike në drejtim të futbollistëve polakë që po festonin golin.
“Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium. Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Bazuar në këtë vendim, Shqipëria ndeshjen e fundit eliminatore të “Katari 2022” ndaj Andorrës (15 nëntor) e luan pa praninë e tifozëve në Tiranë.