Trajneri i Përfaqësueses U-21 të Kosovës në futboll, Rafet Prekazi, ka folur fare pak të enjten, pas stërvitjes së fundit në prag të ndeshjes kualifikuese me Irlandën.
Pati vetëm një kërkesë për futbollistët e tij - ta lënë anash lojën individuale dhe të fokusohen në lojë kolektive. Prekazi ka theksuar se vetëm me lojë kolektive mund të mposhtet Irlanda, transmeton Koha Ditore.
Ndeshja Kosova – Irlanda do të zhvillohet të premten (sot, 19:00) në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë. Është ndeshja e parafundit për Kosovën në kualifikimet për kampionatin evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm.
Paraqitja e Kosovës në tetë ndeshje është vlerësuar e suksesshme. Është në vendin e tretë me 11 pikë, pesë më pak se liderja Gjermania, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Kosova. Ndonëse jo të mëdha, Kosova ka ende gjasa për kualifikim në Evropian.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Shpresat e Kosovës sot kërkojnë fitoren ndaj Shqipërisë
-
Kosova U-21 me shumë debutues, synon ta fitojë ndeshjen ndaj Shqipërisë
-
Fitorja e Kosovës U-21 ndaj Andorrës, shpresë për kualifikimet e ardhshme
-
Kosova U-21 e përkushtuar t’i japë fund serisë së humbjeve
-
Kosova e Anglia respektojnë njëra-tjetrën para përballjes në Prishtinë