Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka shënuar fitore të thellë ndaj Austrisë, të premten mbrëma. Ndeshja e luajtur në Austri ka përfunduar me rezultatin 5:1 në të mirë të Shqipërisë.
Sherif Kallaku, Indrit Tuci, Ernest Muçi dhe Adolf Selmani realizuan për Shqipërinë. Muçi shënoi dy gola.
Ndeshja i takoi eliminatoreve për “Euro 2021”.
Shqipëria është ngritur në vendin e tretë në grupin 3 me 8 pikë. Është pas Anglisë dhe Austrisë. Ka kaluar Kosovën që ka mbetur në vend të katërt me 6 pikë.