Përfaqësuesja U21 e Shqipërisë ka startuar me fitore në eliminatoret e kësaj gjenerate për Kampionatin Evropian të vitit 2023.
Shqipëria, të premten triumfoi në udhëtim ndaj Andorrës me rezultatin 3:0 në ndeshjen që i takoi Grupit G eliminator.
Armando Broja (17’) Anis Mehmeti (43’) nga penalltia dhe Eulate Alvarez Iker me autogol, kontribuuan në fitoren bindëse të Shqipërisë.
Pjesë e këtij grupi eliminator janë edhe Kosova, Anglia, Çekia e Sllovenia.
Pas duelit me Shqipërinë, Andorra do të përballet me Kosovën më 8 qershor.